E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blinken s’do të takohet me opozitën, Basha: S’kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës! Bisedimet me partnerët s’kanë munguar!
Lajme

Blinken s’do të takohet me opozitën, Basha: S’kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës! Bisedimet me partnerët s’kanë munguar!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, i cili nuk ka planifikuar takim me opozitën.

Basha u shpreh se kjo vizitë e Blinken sinjalizon forcën dhe fuqinë e marrëdhënieve e SHBA-ve me Shqipërinë, duke shtuar se “nuk ka ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”.

Kreu i PD-së theksoi se takimet me kolegët e SHBA-ve nuk kanë munguar dhe s’do mungojnë.

“Sot është koha që shqiptarët të mos përtypin cic-micet e ditës që do ti ushqejë me lopatë kryeministri, por të shikojnë përtej momentit. Kjo është një vizitë që sinjalizon forcën dhe fuqinë e marrëdhënieve e SHBA-ve me Shqipërinë. Vjen në një moment të veçantë edhe për Kosovën.

Unë nuk kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës.

Takimet me kolegët e SHBA-ve nuk kanë munguar dhe s’do mungojnë“, tha Basha për gazetarër para se të futrej në sallën e Kuvendit.

Pasi kreu i qeverisë e injoroi interpelancën e kërkuar nga Basha për inceneratorët, ky i fundit u largua nga salla.

“I revoltuar” para gazetarëve, Basha u shpreh se do të bëjë një padi në SPAK për inceneratorët.

Ai nënvizoi se edhe pse kreu i qeverisë vendos të braktisë seancat plenare, nuk mund t’i shmanget dot drejtësisë për aferën e inceneratorëve.

“Rama nuk i përgjigjet opozitës për interpelancë urgjente. Paratë e inceneratorëve janë dorëzuar te Rama dhe Veliaj. Rama ka përdorur edhe vizitën e Blinken-it për t’u fshehur nga një detyrim kushtetues, nga ana tjetër tregohet se çfarë teatri i shpifur luhet këtu. Ky skenar po zbatohet edhe nga deputetët e PD-së. Ndonëse i ikën interpelancës, nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Do të dorëzojmë në SPAK paditë penale për inceneratorët. Blerim Hoxha dyshohet se është një nga personat që ka kanalizuar miliona euro të inceneratorëve. Përfituesi kryesor është Rama, tha Ahmetaj. Është e qartë që Rama kërkon t’i ikë llogaridhënies. Do të dorëzojmë padi në SPAK”, u shpreh Basha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.