E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokimi i shqiptarëve në Varshavë, Ministria e Jashtme jep njoftim të rëndësishëm: I kthyem në mëngjes me charter, Polonia vendim të papritur për të …
Publik News

Bllokimi i shqiptarëve në Varshavë, Ministria e Jashtme jep njoftim të rëndësishëm: I kthyem në mëngjes me charter, Polonia vendim të papritur për të …

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka lajmëruar se të gjithë shqiptarët që u bllokuan në Varshavë tashmë janë rikthyer në Shqipëri me “charter” këtë mëngjes.

Ndërkaq shkruan se në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

“Për shkak të këtij ndyshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRISË:

Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshaves

Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

Për shkak të këtij ndyshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.

Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët presin të ndërmarrin udhëtim drejt shtetit polak që të informohen mbi ndryshimet në regjimin e lëvizjes përpara çdo veprimi tjetër, në faqen zyrtare

https://strazgraniczna.pl/pl/cudzoziemcy/covid-epidemia-koronaëi/8578,Outbreak-of-coronavirus-rules-of-entry-and-stay-on-the-territory-of-the-Republic.html?fbclid=IëAR0BdcRNj94U8YOXLEyn80d4ohz8AAspV8FS10Lxëny43dc_4J1ZeQrA8t0

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni do të vijojë të bëjë të gjitha përpjekjet e saj në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.