Bllokohet 1 ton mjaltë në Kapshticë, dyshimet e forte
Rreth 1 ton mjaltë është bllokuar në pikën doganore të Dogana e Kapshticës, pasi produkti nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm që vërteton sigurinë ushqimore.
Sipas njoftimit zyrtar, sasia e mjaltit që kishte mbërritur për import dhe tregtim në tregun shqiptar është vendosur në magazinën doganore, ku do të qëndrojë deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe të gjitha procedurave ligjore të kërkuara.

Aksioni është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila thekson se strukturat e saj e konsiderojnë sigurinë ushqimore një prioritet të rëndësishëm.
“Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në reagimin zyrtar të institucionit.
Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet dhe analizat për të përcaktuar nëse produkti përmbush standardet për t’u futur në tregun shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



