E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohet edhe sot,kalimi i automjeteve në Greqi, shkak greva e policisë helene
Lajme

Bllokohet edhe sot,kalimi i automjeteve në Greqi, shkak greva e policisë helene

Qarkullimi i automjeteve nga Shqipëria drejt Greqisë është ndaluar për shkak të një greve që janë duke zhvilluar punonjësit e policisë kufitare greke.

Lajmin e njofton policia shqiptare, që sqaron se kjo grevë do të përfundojë pasnesër në orën 07:00 të mëngjesit.

“Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.