E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohet jahti në Vlorë! Gjobë e kripur për pronarin e mjetit lodrues
Lajme

Bllokohet jahti në Vlorë! Gjobë e kripur për pronarin e mjetit lodrues

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një jaht në Vlorë, i cili përdorej në kundërshtim me ligjin, për qëllime turizmi, në Karaburun.

vlore

Gjithashtu pronari i saj është ndëshkuar  me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detarë”, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e mjeteve lundruese, bllokohet 1 mjet lundrues jaht që përdorej në kundërshtim me ligjin, për qëllime turizmi, në Karaburun.

Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Speciale Delta, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Zhapovel”, 📍 Karaburun, një shtetas ushtronte aktivitetin, me mjetin e tij lundrues jaht, pa licencën përkatëse, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin dhe bllokimin e këtij mjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 “Për operatorët turistikë detarë”, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj.

Policia e Vlorës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie  duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.