E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohet kufiri me Greqinë, mijëra shqiptarë të bllokuar
Publik News

Bllokohet kufiri me Greqinë, mijëra shqiptarë të bllokuar

Bllokimi i dyanshëm i lëvizjes në pikat tokësore kufitare të kalimit Shqipëri – Greqi ndërpret në mënyrë të menjëherëshme edhe procesin e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë.

Burime informacioni nga ambasada e dy konsullatat e Shqipërisë në shtetin fqinj, bëjnë të ditur se numuri i shtetasve shqiptar që janë bllokuar në Greqi është shumë i madh.

Greqia është vendi me numrin më të madh të emigrantëve shqiptar dhe masat e pandemisë kapën në “vendin dhe kohën e gabuar” një numër të madh të shtetasve shqiptarë.

Në “grackë” janë kapur edhe një kategori tjetër shtetasish shqiptarë të ashtuquajtur “emigratë sezonalë”, të cilët shfrytëzojnë të drejtën e Shengenit për 90 ditë qëndrim brenda vendeve të BE-së. Në rrethanat e ndalim qarkullimit dhe ndërprerjes së punës për shkak të epidemisë, këta shtetas e kanë urgjente nevojën e kthimit në atdhe. Disa prej tyre kanë aplikuar edhe për në procesin e organizuar te riatdhesimit.

Vështirë të përllogaritet një numër i përafërt të shtetasve shqiptarë që kanë nevojë urgjente kthimin në Shqipëri.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.