E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohet rruga e Arbrit, dhjetëra makina “ngecin” mes temperaturave të ulëta
Lajme

Bllokohet rruga e Arbrit, dhjetëra makina “ngecin” mes temperaturave të ulëta

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë bërë që rruga e Arbrit dhe by pass-i në qafën e Murrizit të bllokohet si pasojë e motit të keq në vend. Burime për median bëjnë me dije se në zonë është krijuar radhë e gjatë automjetesh, pasi këto të fundit kanë mbetur të bllokuara. Mjete të transportit publik dhe privatë mësohet se kanë për rreth një ore që kanë ngecur në rrugë si pasojë e bllokimit të aksit, teksa vlen të theksohet se temperaturat janë disa gradë nën 0 zero.

Gjatë natës parashikohet që temperaturat pritet të zbresin deri në -5 gradë celsius dhe të ketë dëborë deri në 600 metra mbi nivelin e detit. Gjithashtu fshatrat e thella të njësive administrative të Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës e Sllovës në Bashkinë Dibër ka probleme me lëvizjen e automjeteve, ndërsa situata problematike paraqitet edhe në fshatrat e Ostrenit e Trebishtit, si dhe Tërnovë e Madhe në Bulqizë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.