E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blutë e Durrësit arrestojnë  hajdutin 48 vjeçar
Publik News

Blutë e Durrësit arrestojnë hajdutin 48 vjeçar

Një grabitës serial ëhstë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka vjedhur në një periudhë 2 mujore 10 shtetas të ndryshëm, duke u marrë portofolat apo çantat.

Sipas njoftimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, organizuan operacionin “Përsëritësi” dhe si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi:

– D. Ç., 48 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.12.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, ka vjedhur në mjetin e shtetasit A. Sh., një çantë dore ku ndodheshin 45.000 lekë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit, konkretisht:

1- Më datë 14.09.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit P. U., një aparat celular;

2- Më datë 18.09.2020, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit të shtetasit V. D., ku ka marë 3.000 lekë dhe 50 euro;

3- Më datë 23.09.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. H., ku ndodheshin 50.000 lekë;

4- Më datë 18.10.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B. P., ku ndodheshin 7.000 lekë;

5- Më datë 31.10.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases E. Sh., ku ndodheshin 10.000 lekë;

6- Më datë 16.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në mjetin e shtetasit N. L., shumën 10.000 lekë dhe dokumentet e mjetit;

7- Më datë 17.11.2020, dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases G. H., ku ka patur 260 euro dhe 9.000 lekë;

8- Më datë 30.11.2020, dyshohet se i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit L. Gj.;

9- Më datë 05.12.2020, dyshohet se ka vjedhur 2 aparate celular në mjetin e shtetasit M. Gj;

10- Më datë 07.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 4, Durrës, në mjetin tip “Benz”, shumën 45.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.