E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bora Muzhaqi dhe perlat e saj epike në Kuvend (VIDEO)
Lajme

Bora Muzhaqi dhe perlat e saj epike në Kuvend (VIDEO)

Ngatërron rritjen ekonomike me PBB-në

Një deklaratë e bërë në seancën e fundit parlamentare ka vendosur në qendër të vëmendjes deputeten e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, e cila u kritikua për një pasaktësi në shpjegimin e treguesve ekonomikë.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa përmendte arritjet e qeverisë, Muzhaqi deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Kjo deklaratë rezulton e pasaktë, pasi rritja ekonomike matet në përqindje dhe jo në vlerë absolute monetare.

Në fakt, shifra prej 27 miliardë eurosh i referohet Prodhimi i Brendshëm Bruto-së së vendit, dhe jo rritjes ekonomike. Ky është një dallim thelbësor në ekonomi, pasi PBB përfaqëson vlerën totale të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një periudhë të caktuar, ndërsa rritja ekonomike tregon ndryshimin përqindor të kësaj vlere nga një vit në tjetrin.

Pas reagimeve, deklarata u bë virale në rrjetet sociale, ku u shpërnda gjerësisht dhe u komentua për gabimin në interpretim. Ndërkohë, në versionin që deputetja publikoi në rrjetin social Facebook, pjesa ku ndodhej pasaktësia nuk ishte përfshirë.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatet mbi nivelin e përgatitjes dhe artikulimit të përfaqësuesve politikë në çështje të rëndësishme si ekonomia, sidomos gjatë diskutimeve në Kuvend, ku pritet qartësi dhe saktësi në komunikim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.