E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bordi i “naftës”,  ul  benzinën me 1 lek
Publik News

Bordi i “naftës”, ul benzinën me 1 lek

Bordi komunist i Edi Ramës ka vijuar edhe sot të zhvasë shqiptarët me vendosjen e çmimeve të reja për karburantet.

Sipas vendimit të ditës së sotme, nafta do të shitet me 199 lekë për litër, pra 3 lekë më pak se çmimi i vendosur në mbledhjen e fundit.

Gjithashtu benzina do të shitet me 177 lekë për litër, ku sipas vendimit të fundit çmimi ishte 178 lekë.

Vendim i Bordit të Transparencës20.12.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 20Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 19.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 716, +19 nga data 13.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 855, -11nga data 13.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 108. 26 (-1.5 nga data 13.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.