E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Borell mesazhe të forta Putinit nga Parlamenti Europian: Do të furnizojmë me armë Ukrainën, ndërpresim varësinë nga gazi rus
Bota

Borell mesazhe të forta Putinit nga Parlamenti Europian: Do të furnizojmë me armë Ukrainën, ndërpresim varësinë nga gazi rus

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, deklaroi gjatë seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit Europian, se BE e tregoi forcën e saj në Ukrainë edhe pa luftuar, përmes sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

1

“Ka plot mënyra për ta treguar fuqinë tonë dhe deri më tani kemi treguar fuqinë tonë edhe pa luftuar”, tha Borrell.

Gjithashtu ai i dërgoi mesazhe të forta Rusisë, duke thënë se Bashkimi Evropian do të vijojë të furnizojë me armë Ukrainën. Borrell shtoi se BE po planifikon të ndërpresë varësinë nga gazi rus, si dhe do të rrisë kapacitetin e saj ushtarak në të ardhmen.

“Po jetojmë evente tragjike. Leksionet që mund të nxjerrim nga kjo situatë, sidomos sa i përket politikës sonë e sigurisë së përbashkët, mbetet një politikë e cila është ende në duart e shteteve anëtare, por nuk mund të implementohet zyrtarisht, pa bashkëpunimin e fortë. Mendoj se ky është momenti ku gjithë Evropa politike duhet të jetë bashkë. Në vend që kjo tragjedi të na trembë, kjo duhet të na bashkojë. Fatkeqësisht, ata gabohen. Kjo na kujton që marrëdhënia me luftën, me përdorimin e dhunës, e kemi debatuar këtu për vite, nëse Evropa mund t’i përgjigjet një kërcënimi të tillë, dhe ndaj gjithë këto vite ne kemi folur shumë për një mekanizëm mbrojtjeje të përbashkët. Prandaj PE ka ngritur fondin për mekanizmin e përbashkët të mbrojtjes evropiane. Tani po mobilizohemi, në mënyrë që të furnizojmë Ukrainën me armë. Me pushtimin rus në Ukrainë ne duhet të rrisim të gjithë resurset tona dhe të përshpejtojmë lëvizjet tona.

Evropa duhet të fillojë të mendojë në mënyrë strategjike për veten e saj, ky është mësimi kryesor që duhet të nxjerrim nga lufta në Ukrainë. Evropa duhet të rrisë mekanizmin e saj mbrojtës dhe duhet të mendojë për instrumentet e kundërpërgjigjes përballë rreziqeve të tanishme. Ne duhet të kuptojmë se për të pasur paqe duhet të jemi dy, dhe për të bërë luftë duhet të jemi një, dhe kjo është pikërisht ajo që mister Putin po na thotë. Duhet të rrisim kapacitetin tonë ushtarak, në mënyrë që të parandalojmë luftën. Ne kemi reaguar ditët e fundit në një mënyrë që zoti Putin nuk e priste. Ne nuk do të sakrifikojmë kurrë lirinë tonë. I kam thënë Putin se ne nuk do të jemi gjithmonë të ndërvarur nga gazi yt, dhe tani ka ardhur momenti për të ndërmarrë hapa. Ne duhet të ulemi e të fillojmë sa më shpejt të punojmë, në mënyrë që të mos kemi më varësi ndaj gazit e karburantit rus”, tha Borrell.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.