Bosët e drogës ofrojnë 7000 euro për këdo që e vret, ky është qeni që u ka futur frikën
Klanet e karteleve të drogës shpesh ndeshen me policinë dhe aty kanë edhe armiqtë më të mëdhenj. Mirëpo në Kolumbi, boset e droges duhet te perballen me nje problem te madh qe u vjen nga një qen gjashtëvjeçar i cili ka një sens nuhatje mbi mesataren.
Për shumëkënd muns të duket çudi, mirëpo ky qen është shdërruar në një problem shumë serioz. Madje për “kokën” e tij ofrohet 7000 dollarë për këdo që e vret apo e kap.
Emri i tij është Sombra, pastori gjerman qe ka ndihmuar policinë të kapë deri tani 2000 kilogramë kokainë të fshehur në kuti bananesh, varka, varëse e këpucë, sasi që në SHBA do të kapte vlerën e 60 milionë dollarëve.
Qeni vepronte në zonat e dominuara nga trafikantët. Në qytetin portual, Turbo, ajo gjeti një ngarkesë të madhe të Klanit të Gjirit, një kartel i fuqishëm në Kolumbi, i cili po niste mallin për në Europë. Tani, karteli ka ofruar shumën e majme për kokën e Sombras.
Policia mësoi për këtë përmes përgjimeve të trafikantëve dhe vendosi ta dërgonte qenin në Bogota për të qenë më i sigurtë me detyrën e re në aeroportin ndërkombëtar të kryqeytetit kolumbian, ku tani punon gjashtë orë në ditë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



