Braçe ironizon Shehajn: Tubimi i frikshëm i Gones me 91 veta!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ironizuar protestën e organizuar nga Partia “Mundësia” përpara Kuvendit.
Braçe theksoi se numri i të pranishmëve ishte shumë më i vogël se sa pretendohej dhe se ata nuk ishin qytetarë të zakonshëm, por anëtarë të partisë.
“Protesta e frikshme e Gones, që do të përfitojë nga veprimet e drejtësisë… Tani t’i numërojmë pak… 91 persona, kaq janë. Pashë këtë deputetin e Gones dhe flamurin. Pra, nuk janë qytetarë të grumbulluar nga rrjetet sociale, por janë anëtarë të partisë së Gones. Ky që ka mbështetje të madhe ndërkombëtare, do të përfitojë nga veprimet e drejtësisë,” tha Braçe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



