E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe ngre alarmin në Kuvend për zjarret në pallatet e reja
Denoncime

Braçe ngre alarmin në Kuvend për zjarret në pallatet e reja

“Ndërtime ‘mos o Zot’ nëpër Shqipëri”

Deputeti socialist Erion Braçe ngriti sot në Kuvend një shqetësim të fortë lidhur me zjarret që kanë përfshirë ndërtesat e reja të banimit në vend.

Në fjalën e tij, Braçe vuri theksin te mënyrat dhe materialet e ndërtimit që po përdoren së fundmi, të cilat sipas tij përbëjnë një rrezik serioz për jetën e qytetarëve, të forcave zjarrfikëse, si edhe për vetë pronat.

Sipas deputetit, fasadat e ventiluara përbëjnë një kërcënim të ri për sigurinë, duke e konsideruar situatën si alarmante dhe që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

“Kushtet e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri, kur është fakt që ngjarjet e rënda po na ndodhin në ndërtimet e reja shumë masive e mbi të gjitha të kushtueshme për blerësit e tyre, po kthehen në një shqetësim serioz. Pamjet e flakëve në këto godina tërheqin plot kureshtarë, por specialistët kanë analizuar më qartë e më kthjellët. Prej tyre buron alarmi për materialet dhe mënyrën e ndërtimit. Ndërkohë që nga institucionet ka vetëm një që ka bërë ekspertizën, që ka gjetur fëmijët si përgjegjës. Askush nuk ka folur, madje refuzojnë të flasin, të bëjnë veprime ‘mos o zot’, për arsyet e mënyrën që favorizoi flakët. Rrezikoi jetën e banorëve, zjarrfikëseve ndërkohë që prona po digjej duke shkaktuar dëme të mëdha. Të tilla godina me fasadë të ventiluar kanë rrezikun për pjesën tjetër të godinës së padjegur. Tjetra ka të bëjë me përhapjen e këtij sistemi ndërtimi që po bëhet në Shqipëri në banesa e ndërtesa banimi, institucione me të tilla fasada, materiale dhe mënyrë. Por edhe kodin e mbrojtjes nga zjarri”, tha Braçe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.