Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen nga detyra në një moment kur vendi po përballet me një situatë të rënduar për shkak të zjarreve.
Sipas burimeve, Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa ditën e sotme është firmosur edhe urdhri për largimin e tij nga detyra.
Për momentin, nuk bëhet e ditur arsyeja që e ka çuar Arben Carën drejt këtij vendimi, ndërsa largimi i tij vjen në një periudhë veçanërisht të vështirë për shërbimet e emergjencës dhe strukturat që janë angazhuar në përballimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.
Dorëheqja e kreut të Shërbimit Zjarrfikës ngre pikëpyetje mbi arsyet që qëndrojnë pas vendimit, sidomos për faktin se ai është marrë në kulmin e situatës së krijuar nga zjarret.
Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare që të sqarojë motivet e dorëheqjes apo nëse vendimi lidhet drejtpërdrejt me situatën e zjarreve.
Pritet që në vijim të bëhen të ditura edhe detaje të tjera mbi largimin e Arben Carës dhe emrin që do të marrë drejtimin e Shërbimit Zjarrfikës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



