Braçe ‘shpërthen’ ndaj qeverisë dhe lëshon paralajmërimin e fortë
“Dëmi nga përmbytjet është më i madh se ai që duket”
Deputeti Erion Braçe ka paralajmëruar se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet janë shumë më të thella sesa çfarë duket në pamje të parë, duke theksuar se pasojat reale do të ndihen në muajt në vijim. Sipas tij, goditja nuk kufizohet vetëm në humbjet materiale të menjëhershme, por prek drejtpërdrejt zinxhirin prodhues ushqimor, me rënie të prodhimit bujqësor, rritje të çmimeve dhe pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë familjare dhe atë kombëtare.
Braçe nënvizoi se bimët e shkatërruara dhe bagëtitë e dëmtuara kanë nevojë për dëmshpërblim urgjent, ndërsa shtoi se mungesa e ndërhyrjes së shpejtë rrezikon të thellojë krizën në sektorin bujqësor. Ai theksoi gjithashtu se investimi i vazhdueshëm në mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e infrastrukturës, veçanërisht të argjinaturave të amortizuara ndër vite, është jetik për të shmangur përsëritjen e këtij skenari çdo sezon.
Sipas Braçes, nga Shkodra në Zadrimë, Lushnje, Berat, Kuçovë, Fier dhe Korçë, përmbytjet kanë shkaktuar dëme masive, duke vënë në rrezik serioz prodhimin vendas. Ai paralajmëroi se veprat mbrojtëse nuk mund të trajtohen më si ndërhyrje emergjente, por duhet të jenë prioritet strategjik për të garantuar sigurinë ushqimore dhe stabilitetin e ekonomisë kombëtare.
Reagimi i Braçes:
NE #PUNE, NE #KUVEND
PERMBYTJET-DEMI ESHTE ME I MADH SE AI QE DUKET ME SY, NE TOKE APO NGA LART!;
ESHTE GODITUR ZINXHIRI PRODHUES USHQIMOR;
DO KEMI ME PAK USHQIM VENDI, CMIME ME TE LARTA DHE KETU PREKEMI NE, EKONOMIA FAMILJARE!
DO KEMI ME PAK EKSPORTE DHE KETU PREKET EKONOMIA KOMBETARE!
Nga Shkodra ne Zadrime, Lac, DURRES, Lushnje, BERAT, KUCOVE, FIER, Korce ky eshte demi me i madh!
Ndaj pagesat per keto deme jane jetike, qofte per bagetite, qofte per bimet ne sera e fushe te hapur;
Bimet e demtuara do ishin prodhim, prodhimi per vendin apo eksportin do ishte te ardhura, te ardhurat do financonin mbjelljet e reja, PUNEN me qarte.
Nderkohe, ne nuk mund te kthehemi ne nje vend qe thjesht paguan deme, nga zjarri ne vere e uji ne dimer;
Kjo qe po ndodh tani-pas rreshjeve me thyerje te argjinaturave, po tregon qarte problemet ne infrastrukture;
Veprat mbrojtese, vecanerisht argjinaturat e vjetra jane rrenuar, kane humbur lartesi, qendrueshmeri, po kalohen lehte nga plota te mesme deri te larta;
JANE MALL PA ZOT, i demton gjithkush, nga bujqit vete deri tek kafshet, ndaj po vuajne kaq shume!
Eshte shume e rendesishme qe ne te bejme tonen tani, me ate qe na takon ne-INFRASTRUKTUREN, si investim, mirembajtje e mbrojtje, qe TE MOS KTHEHEMI NE NJE SHTET QE THJESHT PAGUAN DEME cdo 6 muaj!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



