E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe sulmon administratën: Shëllehen në sarajet e oligarkëve
Lajme

Braçe sulmon administratën: Shëllehen në sarajet e oligarkëve

Zv/kryeministri Erion Braçe ka sulmuar punonjësit e  administratës shtetërore dhe oligarkët. Sulmi i Braçes vjen vetëm disa ditë, pasi kryeministri Edi Rama nuk e përfshiu në qeveri dhe nuk i dha asnjë funksion në Partinë Socialiste

Pas mesazheve indirekte për ndryshimet në qeveri, ish- zv/kryeministri Erion Braçe ka bërë kritika ndaj qeverisë dhe ka shpërthyer në sulme ndaj oligarkëve.

Përmes një reagimi në Facebook, duke iu referuar ditës së pushimit zyrtar, për shkak të shenjtërimit të Nënë Terezës, Braçe sulmoi punonjësit e administratës, duke thënë se ata pushojnë në sarajet e oligarkëve.

“Ta dinte Nënë Tereza që shenjtërimi i saj do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek NAZURI, në Jalë tek Çmenduria, në Hamallë tek Dallga, në gjirin e Lalëzit tek 7 fshatrat e Lurës apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si SHENJT! Me këmbë në tokë! Mirëmëngjes e punë të mbarë të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermierë e mjekë në qendrat shëndetësore e spitale!” shkruan ai.

Në ditët e fundit, pasi kryeministri Edi Rama nuk e përfshiu në  qeverinë e re, duke e lënë edhe pa funksione në parti, Braçe ka dhënë mesazhe, duke kritikuar zgjedhjet e Edi Ramës në kabinetin e ri dhe duke shprehur hapur zhgënjimin për mënjanimin që kryesocialisti i bëri, duke mos i dhënë asnjë post në Partinë Socialiste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.