Braçe tregon gjobën milionëshe pse fshatari ndërtoi një stallë : A jeni në terezi apo jo?!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në rrjetet sociale teksa shpërndau një gjobë prej 2.625.000 lekësh me të cilën është ndëshkuar një bujk për ndërtim pa leje.

Braçe u shpreh se fermeri në fjalë ka vendosur të ndërtojë një ministallë për tre lopë në hapësirën e një sere në pronësi të tij, por duke mos marrë leje dhe përfundimisht duke u ndëshkuar me gjobën e rëndë.

Ai e cilësoi këtë rast si “të pushkatosh bujkun në mes të fushës”, ndërsa shtoi se ky është produkti i presionit ndaj e të policisë e prokurorisë mbi popullin e fshatit.

Braçe pati një thirrje edhe për ministrin për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, duke kërkuar që ky i fundit të kalojë ligjin që ka një vit që pret dhe që kushton më pak se “këto gjobat e çmendura”.

Reagimi i plotë:

A JENI NE TEREZI APO JOOO?

Eeeejjjj 2.625.000 LEKE GJOBE?
Domethene 26.250.000 LEKE GJOBE PER KETE DEPON?
26.250.000 LEKE GJOBE NE FSHAT?

Nuk di! Shoh letrat, lexoj kete shkrimin dhe shastisem;
Ka patur SERE-te vogel, si ka ecur, ka vendosur te ndertoj nje ministalle per tre lope-ne hapesiren e seres, me blloqe e cati llamarine, poooooo PA LEJE sepse LEJA KUSHTON pafund, per me teper per kete strukture qe sheh ne foto dhe per kete, 26.250.000 LEKE GJOBE?!

Ju qofshi! NUK DI, E VINI MENDJEN NE PUNE A JO, por kjo eshte ta pushkatosh bujkun ne mes te fushes!

Dhe ky eshte produkti i presionit ndaj e te policise, presioni ndaj e te prokurorise mbi popullin e fshatit e zyrtaret qe duhet te therrin keshtu popullin e fshatit!!

NJE GJE KAM;
MINISTER MAZNIKU NA KALO LIGJIN QE KA NJE VIT I BERE E PRET E PRET TE MIRATOHET!
Beje se kushton shume me pak se kjo e keto GJOBAT E CMENDURA!

Publikuar nga Publik Media