E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braho: Pasuritë e sekuestruara janë “tumor” për ekonominë
Lajme

Braho: Pasuritë e sekuestruara janë “tumor” për ekonominë

Kreu i SPAK paralajmëron aksione të tjera deri në fund të vitit

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, u ndal edhe te çështja e pasurive të sekuestruara, duke i cilësuar ato si një rrezik serioz për ekonominë dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Ai theksoi se pasuritë që burojnë nga veprat penale ndikojnë drejtpërdrejt në fuqizimin e grupeve kriminale dhe nxisin korrupsionin në administratë, duke bërë të domosdoshëm ndërhyrjen përmes sekuestrimit dhe konfiskimit.

“Është e vërtetë që kemi pasur disa raste sekuestrimi pasurish që burojnë nga veprat penale. Këto pasuri janë si tumor në ekonomi dhe nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veçse të sekuestrohen dhe konfiskohen.

Ky produkt fuqizon grupet kriminale dhe çon deri në korrupsion në administratë. Më pas për persona të tretë si kontraktorë apo nënkontraktorë, e kam theksuar se janë interesa të ligjshme që SPAK do t’i mbrojtë. Është një sfidë e madhe për shkak të numrit të madh të pasurive dhe shifrave të mëdha, por deri më tani ia kemi dalë.

Nga pikëpamja ligjore nuk shohim të ketë problematika. Do të ketë edhe sekuestrime të tjera, jemi ende në korrik dhe deri në dhjetor do të ketë edhe çështje të tjera. Interesat e ligjshme janë nën mbrojtjen tonë”, tha Braho mes të tjerash.

Deklaratat e kreut të SPAK vijnë në një moment kur lufta kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve të drejtësisë, ndërsa paralajmërimet për sekuestrime të tjera sinjalizojnë vijimin e aksioneve në muajt në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.