Brataj shpërthen ndaj Priftit: Narcist sociopatik, skizofren patologjik
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka shpërthyer në një reagim të ashpër ndaj mjekut Edvin Prifti, duke e akuzuar se përmes deklaratave të tij po krijon dezinformim te publiku dhe po dëmton besimin te shkenca mjekësore.
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Brataj iu referua fillimisht një deklarate të historianit dhe komentatorit amerikan Victor Davis Hanson për Anthony Fauci, duke përdorur të njëjtin formulim për të ironizuar qëndrimet e Priftit.
Ai kritikoi deklaratat që, sipas tij, pretendojnë se “shkencëtarët që mësuan të vërtetën për COVID-19 u eliminuan”, duke e cilësuar këtë narrativë si të pabazuar dhe duke akuzuar Priftin se është kthyer në një burim të dezinformimit publik.
Sipas Bratajt, mjeku Prifti ka përdorur një gjuhë denigruese ndaj kolegëve, ka vënë në dyshim institucionet shëndetësore dhe ato të drejtësisë, si dhe ka shfaqur, sipas tij, një qasje të papërshtatshme profesionale.
Brataj: Humbjet e mjekëve ndodhën para vaksinave
Një nga çështjet kryesore ku është ndalur Brataj lidhet me humbjet e jetëve të mjekëve gjatë pandemisë.
Ai deklaron se disa mjekë humbën jetën në periudhën kur vaksinat kundër COVID-19 ende nuk ishin të disponueshme dhe se situata ndryshoi pas vaksinimit të personelit shëndetësor.
“Pasi u vaksinua personeli mjekësor pothuajse nuk pati më humbje jete”, shkruan Brataj në reagimin e tij.
Ai shprehet se për këtë arsye ndjen nevojën të reagojë fuqishëm, duke shkruar: “Prandaj dua të ulëras!”
Përplasja për karrierën profesionale
Në pjesën tjetër të reagimit, Brataj i është referuar edhe eksperiencës së tij profesionale, duke deklaruar se ka punuar në 11 spitale në Itali dhe duke sfiduar Priftin që të tregojë eksperiencën e tij profesionale jashtë klinikës private.
Ai shprehet gjithashtu se është i gatshëm të vendosë në dispozicion karrierën dhe publikimet e tij shkencore përballë çdo debati profesional.
Përplasja mes dy mjekëve vjen në një kohë kur debatet mbi menaxhimin e pandemisë, vaksinat dhe pasojat e COVID-19 vijojnë të jenë temë diskutimesh publike.
Reagimi i Skënder Bratajt është një qëndrim personal i tij, ndërsa pretendimet dhe akuzat e bëra ndaj Edvin Priftit nuk përbëjnë një vendim apo konstatim zyrtar nga ndonjë institucion.
Postimi i plotë i Skënder Bratajt:
Dosjet zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik.
Ditë ndarjesh, dezinformimi, dhe dëmtimi të shkencës mjekësore nga pseudoshkenca!
Mar shkas nga një përgjigje në rrjetet sociale të ditëve të fundit, dhe do ti përgjigjem me realitetin e hidhur të tij.
Titulli i mëposhtëm u shpërnda si rrufe në rrjetet sociale!
“The Fauci files reveal not just a sociopathic narcissist but also a pathological schizophrenic.”
(Dosjet e Faucit zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik).
Thënë nga Victor Davis Hanson një historian ushtarak dhe komentator politik konservator amerikan. Imagjinoni kush e vlerëson një mjek!
Po ashtu marr shkas nga titulli mëposhtëm.
“Të gjithë shkencëtarët që mësuan të vërtetën për COVID-19 u eliminuan.”
I vetmi qe mbijetoi është në Shqipëri!
I vetmi që nuk njeh koleg, i vetmi që mund të flasi për një tjetër mjek me këtë gjuhë denigruese, ofenduese, një mjek që nuk njeh institucione shëndetësore apo drejtësie, një megaloman që ka gjetur një mënyrë për të shmangur vëmendjen e statusit ku ka rënë, një profesor që del e shet barishte në TV sipas meje ndoshta:
“Dosjet e S…. zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik” që duhet kuruar!
Përgjigja:
Së pari: Dr. Bledi Nini, Dr. Arrjan Pushi, Dr. Drini Dr. Geri e dhjetra të tjerë do të kishin shpëtuar po të ishin vaksinuar! Nuk e patën fatin sepse humbën jetën para se vaksina të ishte në dispozicion! Pasi u vaksinua personeli mjekësor pothuajse nuk pati më humbje jete.
Prandaj DUA TE ULËRAS!
Së dyti: Unë kam punuar në 11 spitale në Itali, ju ku keni punuar veç strofullës që ndërtove me 100 marifete që fatmirësisht tani e drejton një profesionist i vërtetë?
Mund tju vë në dispozicion karrierën dhe publikimet shkencore!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



