E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bregu tregon gabimin e fundit të Berishës në PD
Lajme

Bregu tregon gabimin e fundit të Berishës në PD

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ishte e ftuar në emisionin “Studio e hapur”, ku ka folur mbi zhvillimet brenda Partisë Demokratike, si partia më e madhe në vend.

Ajo u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha kishte bërë gabim në mbështetjen e Lulzim Bashës në zgjedhjen e tij të parë në krye të PD-së, ndërsa shtoi se pa Berishën shumë figura në PD nga 2005 nuk do të ishin.

“Absolutisht, pa Sali Berishën, Lulzim Basha nuk mund të ishte bërë kryetar i PD, ashtu siç edhe shumë figura të PD-së, si dhe unë, të ardhura nga 2005 nuk mund të ishin njohur pa kontributin e Berishës.”, – tha Bregu.

Sipas saj Berisha, gaboi kur legjitimoi zgjedhjet e fundit në Partinë demokratike, të cilat ishin abuzive dhe të turpshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.