E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brenda shtëpisë super luksoze të Cristiano Ronaldos, ky është çmimi marramendës
Sport

Brenda shtëpisë super luksoze të Cristiano Ronaldos, ky është çmimi marramendës

Cristiano Ronaldo është nga ata futbollistë, që jetën private duket se nuk e mban aspak sekrete.

Ai poston shpeshherë foto në Instagram, në shumë prej të cilave ka zbuluar ambjentet nga shtëpia e tij luksoze.

Shtëpia e 32-vjeçarit kushton 4.8 milion paundë dhe ndodhet në Madrid Spanjë. Ka 7 dhoma gjumi, 8 banjo, dhoma të veçanta për të vegjlit, një dhomë palestre, një pishinë dhe një fushë të vogël futbolli.

Cristiano fle i mbuluar me një batanije ku shkruhet “CR7 Cristiano Ronaldo” dhe në murin e tualetit ka të vendosur një pikturë ku shkruhet numri “7”.

Gjithashtu futbollisti ka edhe një dhomë të dedikuar trofeve që ka marrë gjatë karrierës së tij. Ndërsa në oborrin e shtëpisë ka një statujë gjigante të Buddhas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.