E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Breshëri ‘zbardh’ Elbasanin, dëmton edhe automjetet
Lajme

Breshëri ‘zbardh’ Elbasanin, dëmton edhe automjetet

🎥VIDEOQyteti i Elbasanit është përfshirë mesditën e kësaj të shtune nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Madhësia e kokrrave të breshrit sipas qytetarëve që i janë drejtuar A2 CNN ka shkaktuar edhe dëme në automjete.

Reshjet po ashtu kanë bërë që të vështirësohet lëvizja në aksin rrugor nga Bradasheshi që të çon në hyrje të qytetit, por edhe në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë.

Kushtet e këqija të motit duket se janë bërë shkak edhe për aksidente përgjatë autostradës. Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.