E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Brezi i ankthit”, si po i shkatërron të rinjtë teknologjia?
Our Story

“Brezi i ankthit”, si po i shkatërron të rinjtë teknologjia?

A do ta linit fëmijën tuaj të shkonte në Mars, vetëm sepse këmbëngul të shkojë me shokët?

Me siguri, jo, përgjigjja e çdo prindi do ishte refuzimi. Por, siç shkruan psikologu Jonathan Haidt në librin “Brezi i Ankthit”, kjo është pikërisht ajo që shumë prindër po bëjnë, pa e kuptuar, kur u vendosin në duar fëmijëve të tyre një smartphone.

Në këtë libër tronditës dhe tejet aktual, Haidt rendit qartë të gjitha arsyet pse përdorimi i hershëm dhe i pakontrolluar i smartphoneve ka shkaktuar një krizë të thellë të shëndetit mendor tek të rinjtë. E veçanërisht tek vajzat, që janë më të ekspozuara ndaj presionit social, krahasimit të vazhdueshëm dhe ndjenjës së pamjaftueshmërisë.

Botuesja e librit në shqip, duke folur edhe nga perspektiva e një nëne, theksoi se prindërit shpesh e nënvlerësojnë fuqinë shkatërruese që mund të ketë një telefon në duart e një adoleshenti.

Libri fokusohet tek brezi Z, i pari brez në histori që e ka kaluar pubertetin me një ekran në dorë – një portë drejt një bote virtuale, emocionuese në pamje të parë, por shpesh toksike dhe e rrezikshme.

Ankth, pagjumësi, shpërqendrim, vetmi, varësi, frikë nga krahasimi – janë vetëm disa nga simptomat që përmenden në libër. Ndaj, Haidt këshillon prerazi: ndaloni smartphone-t dhe rrjetet sociale për fëmijët deri të paktën në moshën 14–16 vjeç.

Një apel serioz për çdo prind që dëshiron të rrisë fëmijë të shëndetshëm në një botë gjithnjë e më dixhitale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.