E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brilant Martinaj, kushëriri i Elvis Martinajt/ Dyshohet se vrau policin Xhuliano Prelaj
Lajme

Brilant Martinaj, kushëriri i Elvis Martinajt/ Dyshohet se vrau policin Xhuliano Prelaj

Brilant Martinaj është një nga të rinjtë që u ekzekuatuan mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Ai është një emër i njohur për policinë. Martinaj është kushëriri i parë i një prej personave më të kërkuar nga policia, Elvis Martinajt dhe është i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhuliano Prela.

Deri para pak kohësh ai ishte në kërkim nga policia, por papritur akuza për të u rrëzua dhe vrasja iu ngarkua disa personave të tjerë edhe pse pamjet filmike treguan se makina e Martinajt ishte e vetmja që kaloi në atë zonë.

Pasi u lirua nga akuzat ai ishte shumë aktiv në rrjetet sociale dhe është parë në disa foto dhe video me reperin Stresin.

Martinaj është pronar i një restoranti në Patok dhe njihet në të gjithë zonën. Gjithashtu, ai është dyshuar edhe si i përfshirë në vrasjen e Xhelal Reçit në Laç

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.