E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Britania jashtë BE-së, marrëveshja mbi 500 faqe
Publik News

Britania jashtë BE-së, marrëveshja mbi 500 faqe

Ceremonia e nënshkrimit, që është hapi i parafundit në Brexit, u mbajt pa praninë e mediave.

“Gjërat do të ndryshojnë pashmangshëm, por miqësia jonë do të mbetet. Ne do të nisim një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë”, tha Michel në një postim në Twitter.

Edhe Komisioni Evropian, edhe Këshilli Evropian i refuzuan kërkesat e vazhdueshme të mediave për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

“Charles Michel dhe unë sapo nënshkruam Marrëveshjen e Tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, duke i hapur rrugë ratifikimit të saj në Parlamentin Evropian”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

Parlamenti Evropian pritet ta ratifikojë marrëveshjen për Brexit më 29 janar, duke i hequr Britanisë edhe pengesën e fundit për dalje nga blloku, më 31 janar.

Qytetarët britanikë kanë vendosur për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Pas 31 janarit do të nisë edhe periudha e tranzicionit, e cila do t’iu japë palëve kohë së paku deri më 31 dhjetor, 2020, për të negociuar marrëdhënien e ardhshme.

Teksti ligjor i marrëveshjes që specifikon detajet e largimit të Britanisë nga BE-ja përfshin më shumë se 500 faqe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.