Bukës i del boja, eksperimenti “nxjerr bllof” furrat në Shqipëri
Ushqimi kryesor në tryezat tona është buka, mirëpo ne dimë shumë pak për mënyrën se si bëhet ajo në furrat ku e blejmë.
Ne e konsumojmë bukën më shumë se tre vakte në ditë ndonjëherë, mirëpo padashje kemi blerë me paratë tona shumë sëmundje.
Top Channel ka bërë një eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale dhe ka rezultuar se në 60 min asaj i dilte ngjyra. Kjo tregon se gjatë përgatitjes buka bëhet me ngjyrues ushqimor.
Edhe eksperti i ushqimit Abdyl Sinani e ka konfirmuar këtë përdorim.
Ai tha:
Buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Kjo tregon se ata marri miellin e bardhë dhe i hedhin ngjyrues. Theksoj se ka edhe ngjyrues që dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut, deri në kancer.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



