Bukuroshja me sindromë Down përfaqëson shtetin e saj në konkursin e Miss-eve
Vajza me sindromën Down, Mikayla Holmgren u përzgjodh të përfaqësojë vendin e saj Minnesota, në Miss USA.
22-vjeçarja, studente në Universitetin Bethel, ka fituar dy cmime, atë të Shpirti i Miss USA dhe çmimin e udhëheqëses.
“Isha shumë e habitur, shpërtheva në lot. Nga një prej kompeticioneve të bukurisë për personat me nevoja të veçanta përfundova në konkursin më të madh në botë. Është paksa çmenduri,” u shpreh bukuroshja ndërsa të gjithë e duartrokiten.
“Dua të shfaq personalitetin tim. Dua t’i tregoj botës si është të jesh unë, e lumtur, e gjallë. Dua t’i tregoj botës si është në të vërtetë sindroma Down”, – përfundon Holmgren
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



