E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bullgari/ Koalicioni i ish-kryeministrit prin në zgjedhje
Lajme

Bullgari/ Koalicioni i ish-kryeministrit prin në zgjedhje

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bullgari të dielën, e nxjerrin në epërsi koalicionin konservator GERB-SDS, i kryesuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov.

Me 36.7 për qind të votave të numëruara, GERB-SDS ka 23.39 për qind.

E dyta është Lëvizja për të Drejta dhe Liri me 16.7 për qind.

Kjo e fundit ka përfaqësuar tradicionalisht popullsinë turke dhe myslimane në Bullgari, por tani, për herë të parë, udhëhiqet nga një bullgar, Delyan Peevski, i cili është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për shkak të korrupsionit.

Koalicioni reformist Ne Vazhdojmë Ndryshimin Demokratik të Bullgarisë – partneri i GERB-it në Qeverinë e koalicionit në largim – është i treti me 14.75 për qind.

Borisov shprehu dyshime se ndonjë parti apo koalicion do të jetë në gjendje ta formojë qeverinë e re.

Ai tha se nuk duket e mundshme që partia e tij, GERB, të ketë vota të mjaftueshme për ta bërë këtë me ndonjë partner të sajin, e as opozita me aleatët e saj.

Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari – të gjashtat në tri vjet – u shkaktuan nga rënia e një qeverie të koalicionit në muajin mars./ REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.