Bullgaria triumfon në Eurovision 2026, Shqipëria rënditet e 13-ta
Bullgaria ka fituar festivalin Eurovision 2026 të mbajtur në Vjenë të Austrisë, me këngëtaren Dara dhe këngën “Bangaranga”, e cila arriti të sigurojë në total 516 pikë.
Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, ndërsa në vendin e tretë u rendit Rumania me 296 pikë.
Shqipëria e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, u rendit në vendin e 13 me 145 pikë.
Në vendin e fundit u rendit Mbretëria e Bashkuar me vetëm 1 pikë.
Portugalia ishte ajo e cila i dha Shqipërisë pikët maksimale, pra e votoi me 12 pikë. Ndërkohë që vendi fqinj, Mali i Zi i dha vendit tonë 10 pikë. Greqia nga ana tjetër e votoi vendin tonë me vetëm 1 pikë.
Në votat e saj, Shqipëria i dha 12 pikët maksimale Italisë dhe 10 pikë Norvegjisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




