E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bulqizë/Minatori humb jetën në galeri
Lajme

Bulqizë/Minatori humb jetën në galeri

Një minator, i cili u aksidentua gjatë punës në minierë në Bulqizë, ka humbur jetën.

60-vjeçari Zini Murati është dërguar pa shenja jete në spital rreth orës 11:30.

Policia ka shoqëruar personat përgjegjës dhe grupi po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

“Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes”,raporton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.