Bulqizë, pësojnë djegie 3 minatorë nga shpëthimi i gazit në minierë
Një sasi gazi ka shpërthyer në një galeri në Bulqizë paraditen e sotme (14 gusht).
Raportohet se 3 punëtore kanë pësuar djegie trupore. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas shpërthimit janë evakuuar nga galeria të gjithë punëtorët dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.
Ngjarja ka ndodhur në nivelin 17 të pusit dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të incidentit.
Njoftimi i plotë:
Bulqizë/informacion paraprak
Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç.
Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.
Situata aktualisht është normalizuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



