E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bulqizë/ U konfliktuan në dasmë, goditet mbi 5 herë me thikë 25-vjeçari!
Lajme

Bulqizë/ U konfliktuan në dasmë, goditet mbi 5 herë me thikë 25-vjeçari!

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikt të çastit në një dasmë në Bulqizë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Besnik Kurti, i cili është qëlluar me thikë nga një 18-vjeçar

Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe shtetasi me iniciale K.K., i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë dy të rinjtë, si dhe në pranga ka rëndë edhe autori i dyshuar i ngjarjes.

Njoftim i policisë:

Bulqizë/Plagosi me mjet prerës ( thikë) një shtetas, pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren , pas një konflikti të çastit, shtetasi A.A., 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Policisë Bulqizë dhe strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi 18-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.