E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burg  për  Shefin e Komisariatit të Policisë
Lajme

Burg për Shefin e Komisariatit të Policisë

Agim Basha, në detyrë Shef i Komisariatit tl Policisë Kukës, u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me “arrest me burg”, ashtu si edhe Kujtim Spahia, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet.

Njoftimi

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 2 punonjës policie, ndërsa për 2 të tjerë masën “Detyrim paraqitjeje”. Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme SHÇBA në kuadër të procedimit penal të datës 25 janar 2019, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kreu ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për punonjësit e policisë:

– Ferdinand Gjeta, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Kukës, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë gjyqësore”;

– Agim Basha, në detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 139/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai është shpallur në kërkim, pasi megjithë kërkimet nuk është ndaluar ende;

– Kujtim Spahia, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Kukës, për veprën penale të “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë”, dhe “Falsifikim të dokumenteve, me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”;

– Shkëlzen Ibaj, me detyrë specialist në Sallën e Komandimit në DVKM, Kukës, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Masat e sigurimit për këta oficerë e punonjës policie, janë vendosur në funksion të hetimeve që kryhen për një procedim penal, ku rezulton se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të shtetasit Naser Gashi, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 7.4 vjet burg.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për të sqaruar pozitën e punonjësve të tjerë të Policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.