E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burgjet e mbipopulluara Manja: Rreth  550 të burgosur që do të lirohen nga qelia
Politikë

Burgjet e mbipopulluara Manja: Rreth 550 të burgosur që do të lirohen nga qelia

Të gjithë të burgosurit që mbahen të izoluar për vepra jo të rënda penale dhe janë në afat e fundit të ditëve në burg do të përfitojnë nga amnistia. Sipas ministrit të drejtësisë Ulsi Manja drafti është në fazë përfundimtare dhe së shpejti pritet të zbatohet.

Ende nuk është përcaktuar një datë se kur pritet të hyjë drafti në fuqi amnistia.

Mësohet se në projekt draft janë listuar rreth 550 të burgosur që do të lirohen nga qelia, por kjo nuk është një shifër përfundimtare.

Ndërsa përjashtohen nga amnistia jo vetëm ata që janë dënuar për krime të rënda, por edhe ata që janë  arrestuar ose dënuar për lojërat e fatit, ndërtime të paligjshme, si dhe ata që janë përfshirë në korrupsion në zgjedhje.

Gjithashtu nuk do të përfitojnë ata që kanë ushtruar dhunë në familje, apo që kanë kryer krime seksuale e përndekje, shpërdorim detyre apo shkelje të barazisë në tendera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.