E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burri shqiptar mbyti gruan në Greqi/ Fëmijët e çiftit nuk e dinë ende, daja merr përsipër tu japë lajmin
Lajme

Burri shqiptar mbyti gruan në Greqi/ Fëmijët e çiftit nuk e dinë ende, daja merr përsipër tu japë lajmin

Greqi- Fëmijët e çiftit shqiptar ku ndodhi krimi i rëndë një ditë më parë në Greqi janë në  gjendje të rëndë psikologjike. Një ditë pasi babai i tyre vrau nënën, fëmijët janë marrë nga vëllai i viktimës i cili jetonte në po të njëjtin fshat me të motrën.  Tani bashkë me psikologen e bashkisë ata kanë marrë përsipër të informojnë fëmijët për realitetin e ri me të cilin duhet të mësohen të jetojnë.

Tronditja për dy fëmijët bëhet akoma më e madhe pasi të dielën nga postimet e burrit vrasës dhe djalit 10-vjeçar duket se familja kishte kaluar momente të lumtura. Fotoja ku çifti shfaqen shumë pranë një tjetrit e postuar në Facebook pak orë pas krimit është realizuar nga djali i tyre, i cili po ashtu ka hedhur në rrjete sociale një foto me nënën dhe babanë e tij.

Vëllai i Elonës që mbeti viktimë e sulmit të të shoqit ka deklaruar se çifti kishin qenë të martuar prej 10 vitesh ndërsa pak orë pas krimit ai kishte qenë me motrën e tij.

“Kanë 10 vite të martuar. Ishin të qetë. Nuk kanë pasur probleme, shkonin në punë bashkë. Ne shkuam dje me motrën në kafe në orën 08:00-08:30. Më pas ajo u largua për në shtëpi për të gatuar për fëmijët. Ata ishin në dhomën ngjitur dhe nuk kuptonin asgjë. Ne i kemi marrë dhe i kemi sjellë në shtëpinë time”, ka deklaruar ai.

Bashkëfshatarët e çiftit janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë pasi thonë se në tre vite që ata kishin jetuar në këtë zonë nuk kishin shfaqur probleme.

Çifti shqiptar merreshin me bujqësi që nga dita e parë kur ishin vendosur në fshat.

“Çifti jeton në zonë që prej tre vitesh. Ata merreshin të dy me bujqësi. Nuk kishin shumë raporte me banorët e tjerë të fshatit. Se çfarë ka ndodhur askush nuk e di”thonë ata.

Autori nuk kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë ndërkohë që 36-vjeçarja nuk kishte bërë asnjëherë denoncim për dhunë në familje. Megjithatë disa nga fqinjët e tyre thanë se pak orë para krimit ata kishin debatuar me zë të lartë. Duket se pas sherrit 40-vjeçari e ka mbytur gruan e tij me duar dhe më pas ka dalë nga shtëpia duke lajmëruar policinë. “Unë me siguri sapo mbyta gruan time”, i ka thënë ai punonjësve të policisë.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e familjes shqiptare e gjeti gruan të vdekur në fshat ndërkohë që ai qëndronte i ulur pranë saj. 40-vjeçari fillimisht i tha policisë se debati kishte nisur sepse ajo donte ta linte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.