E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati flet për humbjen e opozitës: Me Sara Milën, humbet edhe Macroni!
Lajme

Bushati flet për humbjen e opozitës: Me Sara Milën, humbet edhe Macroni!

Analistët Nazarko, Mërtiri dhe Bushati bënë një analizë të përgjithshme se përse Berisha i humbi zgjedhjet me këtë rezultat.

Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se nuk beson se Berisha është shkaku i vetëm i humbjes së opozitës. Ndëërkohë që Mërtiri tha se faji ishte Berisha i cili ka 35 vite në politikë.

Biseda në studio:

Mentor Nazarko: Populli shqiptar është i mençur, nuk e sheh te ai udhëheqësin e rrotacionit. Midis dy të këqijave zgjodhi Ramën. Rama ka një bilanc të çertifikuar ndërkombëtarisht. Çfarë është integrimi europian? Ka ftesë për Shqipërinë edhe për arsye gjeo-strategjike. Shqiptarët e dinë që Berisha nuk e përfaqëson ndryshimin, kanë patur kohë ta kuptojnë këtë.

Andi Bushati: Nuk besoj te fabula e “gogolit” Berisha. Nëse ka krim masiv të Berishës, është viti 97’. Kur rikuperoi atë… Berisha kur kishte rrotacion në Shqipëri, e rikuperoi me zgjedhje. Pra ato që ka bërë mbrapa janë të rënda por jo aq sa 97’. Pse humbi? A bëri listë të keqe? Më të keqen e mundshme padyshim. A pati fushatë të vakët? Padyshim. A është i vjetër? Padyshim. Por le ta vëmë në kontekstin e zgjedhjeve, ambjentit të përgjithshëm. Ore, si mund të fitojë, nuk ndodh në asnjë vend demokratik, një opozitë me 95% të audiencës mediatike kundër? Si mund të fitojë një opozitë me një drejtësi që e ka të gjithën mbi qafë? Si ti kërkoje socialistëve të fitonin me drejtësinë e Alush Dragoshit në 96’? Me gjtithë defektet e opozitës së Flamurit, por edhe Macron të sillje të konkuronte me Sara Milan, do të humbiste Macron dhe do të fitonte Sara Mila. Kjo Task Force e SPAK, çertifikonte me normalitet, fitoren e Sara Milas me Macron. Dini gjë ç’bëri kjo Task Force?

Ergys Mërtiri: Berisha e ka fajin vetë. Humbi sepse është 35 vite po ai. I pareformuar, me të njëjtët njerëz. Si mund të bësh njerëzit të besojnë te ndryshimi kur ti nuk ndryshon vetë. Berisha gënjen nga mëngjesi deri në darkë. Shihet si njeri i korruptuar. Ka përçarë partinë e vet, e shkatërroi për pushtetin personal.

Njerëzit e Berishës kanë gjuhë arrogante, agresive, militante, fondamentaliste, nuk ndihen rehat dhe komodë. Respektojnë një pakicë njerëzish. Berisha vetë nuk ka dashur të fitojë, nuk i është drejtuar elektoratit gri dhe ka shndërruar partinë në instrument për luftë me SPAK. Halli i Berishës nuk është të fitojë, por të mbrojë angazhimin e tij politik. Mbi të gjithë, njerëzit e kanë parë të bëjë koncesione dhe marrëveshje me Ramën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.