E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Byte që tani po pëlqehet shumë, por vështirë të rivalizojë me TikTok
Publik News

Byte që tani po pëlqehet shumë, por vështirë të rivalizojë me TikTok

Sensor Tower raporton se që në javën e parë në App Store dhe Google Play, Byte është shkarkuar 1.3 milion herë, që është më shumë se dyfishi i shkarkimeve që ka pasur Vine gjatë javës së parë.

Gjatë javës së parë të lansimit, 70 për qind e aplikacioneve janë instaluar në Shtetet e Bashkuara.

Dom Hofmann është themeluesi i Vines, që e lansoi këtë platformë të re, pikërisht në ditën që e vjetra ishte lansuar në treg shtatë vite më herët.

Mirëpo, duhet pranuar se kur Vine është lansuar, në atë kohë shpërndarja e videove nuk ka qenë si ditëve të sotme, derisa mund të konsiderohet si një prej platformave që ka bërë më së shumti në këtë drejtim.

Gjatë kohës së funksionimit, Byte ka pasur probleme të mëdha, pasi nuk mund t’i largonte materialet e shumta të njohura si spam, ndërsa u bë e ditur se i ka nën kontroll dhe është duke i larguar.

Megjithëse ia kaloi paraardhësit, Byte do ta ketë të vështirë me TikTok që është më i popullarizuari, së bashku me YouTube dhe Instagram.

Në këtë drejtim, pritet që të angazhojë influecues, si dhe të famshëm të tjerë për ta rritur popullaritetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.