E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Call Center-at/ Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK
Lajme

Call Center-at/ Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e autoriteteve, pas një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi për veprimtari të paligjshme në fushën e mashtrimeve online.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se i arrestuari është shtetasi David Prendi, i cili dyshohet për përfshirje në disa vepra penale të rënda, përfshirë “mashtrimin kompjuterik” në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Burime nga hetimi bëjnë të ditur se arrestimi i tij lidhet drejtpërdrejt me operacionin ndaj një call centeri të zbuluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në ambientet e Atti Tower, ku dyshohet se zhvilloheshin aktivitete mashtruese përmes platformave online, duke synuar qytetarë brenda dhe jashtë vendit.

Autoritetet janë duke vijuar hetimet për të zbuluar të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet, si dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal që dyshohet se ka funksionuar në mënyrë të organizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.