E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cameron Diaz, bëhet nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare
Publik News

Cameron Diaz, bëhet nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare

Aktorja e famshme Cameron Diaz është bërë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare.

Ajo solli në jetë vajzën Raddix Madden me Benji Madden, duke nisur kështu dekadën e re me një bekim.

Çifti ndau lajmin e lumtur me anë të postimeve në Instagram.

“Jemi aq të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisëm këtë dekadë të re duke njoftuar ardhjen në jetë të vajzës sonë Raddix Madden,”- shkroi aktorja.

Diaz dhe Madden, të cilët zakonisht mundohen të qëndrojnë larg vëmendjes së medias, gjithashtu planifikojnë të jenë shumë privatë në lidhje me anëtaren e re të familjes së tyre.

“Ndërsa jemi të kënaqur që po ndajmë lajmin me ju, gjithashtu dua të mbrojmë fort privatësinë e vogëlushes sonë,”– shtoi Cameron. “Ne nuk do postojmë fotografi apo ndonjë detaj tjetër, përveç faktit se është shumë e lezetshme.”

Aktorja dhe anëtari i grupit Good Charlotte u martuan në vitin 2015.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.