E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çani: Deklaratat e Lu, fyese. Provat i paska tani, por kriminelët do t’i kapë pas 2 muajsh
Uncategorized

Çani: Deklaratat e Lu, fyese. Provat i paska tani, por kriminelët do t’i kapë pas 2 muajsh

Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në Neës 24, është shprehur mbi deklaratat e ambasadorit Donald Lu. Sipas Çanit deklarata e Lu-së ishte fyese, pasi deklarohet që ne i dimë kush janë peshqit e mëdhenj, por do ti kapim në janar.

“Deklarata e ambasadorit është shumë fyese për shqiptarët. Si mund të thotë dikush që ne i dimë por nuk i kapim tani, do i kapim më vonë. Që këtu ka mbaruar gjithçka. Dikush duhet ta informojë ambasadorin, që arrestimi bëhet me prova. Nëse Shqipëria nuk është protektorat por ka njëfarë sovraniteti, ambasadori është diplomat, ç’punë ka ai me dosjet penale? Eshtë e turpshme. Nga ana tjetër nëse ai ka prova konkrete, ç’do me thënë se do bëhen arrestime në janar? Kjo gjë as në një vend më të fundit të Afrikës nuk mund të ndodh.” – tha Çani.
Më tej Çani u shpreh se e gjithë kjo që po ndodh në skenën politike është një teatër i pështirë dhe se në fakt nuk bëhet fjalë për kapjen e ndonjë politikani të rangut të lartë, as në janar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.