E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çani ironizon me protestën e Bashës dhe Kryemadhit
Lajme

Çani ironizon me protestën e Bashës dhe Kryemadhit

Moderatori i emisionit “Zona e Lirë”, gjatë emisionit ka drejtuar një pyetje dy të ftuarve të mbrëmjes në panel, avokatit Genc Gjokutaj dhe ish-administratorit të UET, Henri Çili, lidhur me protestën e opozitës.

Pyetja që Çani kishte shtruar me ironi ishte: Protesta e opozitës/ A do të mbajë koha?

Teksa të ftuarit kanë qeshur nga pyetja, të cilën e quajtën si surprizë, Arian Çani duke komentuar pyetjen tha, se e vetmja gjë që ka mbetur për tu parë është nëse do të mbajë koha apo jo, sepse nuk pritet të ndodhë ndonjë gjë tjetër.

Po ashtu ai ironizoi me Bashën duke thënë se nuk e dinte se pse po e bën këtë protestë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.