E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çani nuk përmbahet për Fevziun : Fantomasi është neveri, një mortje!
Lajme

Çani nuk përmbahet për Fevziun : Fantomasi është neveri, një mortje!

Moderatori i njohur Arian Çani ishte mes emrave të ekranit që këtë sezon u përfshi në merakton televizive.

Ai u largua papritur nga TV Klan kohë më parë dhe vetëm ditët e fundit është mësuar se “Zonë e Lirë” do të transmetohet në një televizion tjetër.

Mbrëmjen e sotme Arian Çani ka dalë në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe ka ofenduar një prej kolegëve moderator, duke e quajtur Blendi Fevziun “fantomas” dhe “mortje”.

Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin.

Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë.

Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën.

Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista

Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.