E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Celibashi shpjegon procedurën, sa emigrantë janë regjistruar deri më tani
Lajme

Celibashi shpjegon procedurën, sa emigrantë janë regjistruar deri më tani

Këtë të shtunë u hap procesi i regjistrimit të diasporës, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku për herë të parë emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë nga shteti ku punojnë dhe jetojnë.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka  sqaruar detaje në lidhje me aplikimin në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER).

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri në këto momente numri i aplikimeve për regjistrim ka qenë 405 aplikime.

Emigrantët që kanë aplikuar më shumë janë nga: Gjermania, Italia, Britania, Greqia.

Brenda 5 ditësh, KQZ-ja do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.