E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ceremonia e varrimit për dy nxënësit në Deçan, qindra njerëz u japin lamtumirën e fundit
Lajme

Ceremonia e varrimit për dy nxënësit në Deçan, qindra njerëz u japin lamtumirën e fundit

KOSOVË- Qindra persona kanë marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë dy ditë më parë në Gllogjan të Deçanit.

Siç shihet edhe nga fotot e shpërndara në rrjet prezenca e njerëzve ka qenë e shumtë jo vetëm për ngjarjen e rëmdë por edhe për t’I shprehur suportin familjarëve.

Është bërë me dije dhe më parë se të rinjve iu dha lamtumira e fundit në varrezat e fshatit në Gllogjan të Deçanit.

Pamjet nga ceremonia e varrimit për të rinjtë janë ndarë nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ndërkohë që i pranishëm në varrim ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Bëjmë me dije gjithashtu se gjatë ditës së sotme u varros edhe shoferi i autobusit, që po ashtu mbeti i vrarë nga sulmi me armë zjarri ditën e premtë.

Kujtojmë se policia er Kosovës ka dhënë 20 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion për autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë teksa i dyshuari edne ndodhet në arrati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.