E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cërrik/ Makina përfundon në lokal, plagosen 5 persona që po drekonin, shoferi…
Lajme

Cërrik/ Makina përfundon në lokal, plagosen 5 persona që po drekonin, shoferi…

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik, ku për pasojë janë plagosur pesë persona.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, ku mjeti me drejtues 38-vjeçarin me inicialet J.Ç., ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.

 

Për pasojë janë plagosur lehtë pesë persona që po drekonin në lokal. Menjëherë pas aksidentit, shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por u ndalua më pas nga policia.

Njoftimi i policisë:

Cërrik

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.

Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia e Elbasanit u apelon gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.