E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çertifikohen 28 hetuesit, Hajna: Suksesi i BKH falë mbështetjes së ndërkombëtarëve! Do të ketë vetëm hetues të shkëlqyeshëm
Lajme

Çertifikohen 28 hetuesit, Hajna: Suksesi i BKH falë mbështetjes së ndërkombëtarëve! Do të ketë vetëm hetues të shkëlqyeshëm

Kryetarja e BKH Aida Hajna, tha se kualifikimi i vazhdueshëm mbetet prioritet i BKH-së.

Po ashtu ajo theksoi BKH do të ketë vetëm hetues të shkëlqyeshëm, ndërsa shtoi se suksesi i BKH është edhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve.

“Shpreh kënaqësinë për organizimin e këtij aktiviteti që shënjon këtë takim tonin për certifikuar hetuesit e BKH. Kanë kaluar vetëm 3 muaj dhe nuk mund ta fsheh vlerësimin tim dhe po ashtu dua të falënderoj të gjithë prokurorët për orientimin profesional që kanë transmetuar. Një nga prioritetet do të jetë kualifikimi i të hetuesve të Byrosë Kombëtarë të Hetimit në luftë e pakompromis kundër korrupsionit. E vetëdijshme se pjesën më sfiduese ne e kemi përpara. S’mund të kuptohet suksesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pa ndihmën e ekipit dhe partnerëve të tjerë.. Ngritja e një strukture të re mbart shumë sfida por objekti parësor i këtij programi do të jetë forcimi dhe se në Byro do të ketë vetëm hetues të shkëlqyer që do të përmbushin misioni historik me mbështetjen për të cilën është ngritur SPAK”, ka thënë ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.