E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja Balluku, Rama sulmon Kushtetuesen: Kanë boshllëk në tru!
Lajme

Çështja Balluku, Rama sulmon Kushtetuesen: Kanë boshllëk në tru!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për situatën e krijuar rreth çështjes së zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku, pas vendimit të Gjykata Kushtetuese që nuk arriti të sigurojë shumicën për rrëzimin e pezullimit të saj nga detyra.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama kritikoi ashpër mënyrën se si u trajtua çështja, duke theksuar se mungesa e interpretimit të drejtë ligjor nuk lidhet me boshllëk në legjislacion, por me qasjen e institucioneve që, sipas tij, nuk e orientuan vendimin në frymën e Kushtetutës.

Sipas kryeministrit, vendimi për pezullimin nga detyra i marrë nga GJKKO për një anëtar të kabinetit qeveritar para nisjes së gjykimit përbën një situatë të papranueshme në një sistem demokratik. Ai argumentoi se një masë e tillë nuk prek vetëm individin që është nën hetim, por funksionimin e institucionit që ai përfaqëson.

Rama theksoi se pezullimi i një ministri nuk është thjesht një ndalim i përkohshëm për një person, por një bllokim i drejtpërdrejtë i veprimtarisë së ministrisë përkatëse. Sipas tij, një institucion qeveritar nuk mund të përfaqësohet dhe të ushtrojë funksionet e plota në Këshillin e Ministrave pa drejtuesin e emëruar në përputhje me vullnetin kushtetues.

Ai shtoi se nuk është e nevojshme që çdo situatë të jetë e detajuar në germën e ligjit, nëse orientimet janë të qarta në frymën e Kushtetutës dhe në parimet e ndarjes së pushteteve. Kryeministri e cilësoi rastin si të pajustifikueshëm dhe kërkoi interpretim më të qartë institucional për raste të ngjashme në të ardhmen.

Debati për pezullimin e një anëtari të qeverisë para nisjes së gjykimit ka hapur një diskutim të gjerë mbi raportin mes drejtësisë dhe ekzekutivit, si dhe mbi kufijtë e ndërhyrjes së institucioneve në funksionimin e kabinetit qeveritar.

“Mendoj që boshllëku është në trutë e atyre që si dhanë drejtim, bazuar në frymën e kushtetutës dhe në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë europën, por në të gjithë planetin. Nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në germën e ligjit, nëse në frymën e kushtetutës janë të qarta orientimet për të gjithë ata që jetojnë nën atë kushtetutë.

Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezull nga një prokuror dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, i cili prezumohet që është në proces hetimi.

Pezullimi cenon funksionin. Të gjithë ato funksione që solli Manja si pjesë e grupi nismëtar për këtë ndryshim, janë funksione që nuk ushtrohen dot pa personin. Kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, por pezullohet puna e një institucioni. Ajo ministri s’ka kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, se nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues si vullnetit kushtetues”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.