E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja e detit me Greqinë/ Meta: Kam kaq shumë prova e fakte, Rama një aventurier i marrë peng!
Lajme

Çështja e detit me Greqinë/ Meta: Kam kaq shumë prova e fakte, Rama një aventurier i marrë peng!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ka shumë fakte dhe prova që kryeministri Edi Rama ka bërë pazar me çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se çështja e detit nuk duhet ta shfokusojë aksionin opozitar nga denoncimi me fakte për vjedhjen me inceneratorët.

Ish-Presidenti shprehu gatishmërinë për të shkuar në Parlament për të dëshmuar lidhur me çështjen e detit.

Meta: Për këtë çështje kam kaq shumë fakte, prova të dëmeve të jashtëzakonshme që Rama i ka shkaktuar interesave të Shqipërisë, kombëtare, politike, por kjo nuk është një çështje që mund të më shfokusojë nga çështjet kryesore. Nuk devijon duke shpikur asgjë tjetër, kjo aferë do e marri në fund të detit. Pa asnjë diskutim. I kam çuar një letër Kuvendit dy ditë përpara se të lë Presidencën. U kam çuar vetëm një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje, që vjen si rezultat i lojrave të këtij personi të papërgjegjshëmk, aventurier i marrë peng. Një dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave kombëtare. Dhe i kam bërë të qartë parlamentit që në çdo moment, si ish-President, të shkojë atje sa herë që të kenë ndonjë paqartësi dhe të kontribuojmë për interesin e Shqipërisë. Sepse dëmtimi i pozitës së vendit në mënyrë të qëllimshme, është i rëndë dhe i mirëdokumentuar. Nuk dua të flas më shumë për këtë çështje.

“E përfundova mandatin tim kushtetues në Presidencë, duke bërë simbolin më te dashur për mua dhe patriotët. Në datën 25 nisëm një rrugë të re, bashkë me shqiponjën dhe ngjyrat e flamurit. Kjo është beteja që do i shërbejë dhe forcimit të Kosovës. S’kam bërë asnjë një muaj nga largimi nga detyra e presidentit. s’më duket etike që të komentoj veprimet e presidentit të ri. Ai është i pavarur. Mendoj se plotësisht i përgjegjshëm. Lidhur me iniciativën e Vuçiçit dhe ogiçit të tij, Rama për Open Balkan që ka ndryshuar 3 emra, ju e dini se cili ka qenë qëndrimi im dhe qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi. Kjo është iniciativë që synon të minojë perspektivën tonë europiane. E papranueshme që ende sot e kësaj dite marrëveshja për njohjen e diplomave që është parashtruar që në 2013 nuk është pranuar nga pala serbe. Çfarë ju kushton atyre?!”, tha Meta.

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta është ndalur tek masat që qeveria duhet të marrë për të parandaluar vjedhjen e qytetarëve nga “Bordi i Rrjepjes”, siç e cilësoi Bordin e Transparencës.

Meta theksoi se një shembull për t’u ndjekur lidhur me uljen e çmimit të naftës është ai i Malit të Zi që ka ulur me 50% akcizën për karburantin, ndaj PL propozoi pezullimin e njërës prej dy taksave, atë të qarkullimit ose taksën e karbonit që i faturohen shqiptarëve kur mbushin automjetin me karburant.

Sipas Metës nga taksa e qarkullimit qeveri grumbullon plot 200 milionë euro, por rikthen në formë investimi për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 20 prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.