Çështja e studentëve të Mjekësisë përfundon në Strasburg
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dërguar në Gjykatën e Strasburgut çështjen e tyre, sa i përket mbajtjes peng të diplomave nga ana e qeverisë përmes një vendimi pasi përfundojnë studimet.
Në padinë e studentëve kundër shttetit shqiptar theksohet se: Ky rast është i pari në jurisprudencën e Gjykatës. Bëhet fjalë për legjislacionin (Ligji 60/2023, ose “Ligji”) që kërkon që studentët e mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë Tiranë: ose të nënshkruajnë një marrëveshje që i detyron ata (I) të heqin dorë nga e drejta për të marrë diplomën pas përfundimit të studimeve gjashtëvjeçare; dhe (II) të pranojë punë të detyrueshme në territorin e Shqipërisë (në vende të përcaktuara nga një komitet qeveritar) për një periudhë 5-vjeçare (ose 3 vjet për studentët e regjistruar aktualisht në vitet 2-4; dhe 2 vjet për ata në vitet 5- 6).
Studentët kundërshtojnë punën e detyruar edhe pse Gjykata Kushtetuese i’u dha të drejtë vetëm për kohëzgjatjen, duke bërë një zbritje të afatit.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



